roze

Truproja i Houston tentoi ta ndihmonte

Ish truproja i Whitney Houston ka rrëfyer së fundmi se ai është përpjekur të ndihmojë divën e muzikës të lërë drogën, teksa ish bashkëshortin e saj Bobby Brown e cilëson “një barrë për të”.

Welshman David Roberts, 64 vjeç, i cili frymëzoi filmin e famshëm të vitit 1992, “Truproja” ka punuar për 7 vjet me Houston, dhe gatë asaj kohe ka qënë  dëshmitar i spirales ku ishte futur Whitney që çoi përfundimisht në vdekjen e saj të parakohshme në 2012.

Në një intervistë për Radio Times, Roberts thotë se nën këshillimin e mjekëve të këngëtares ai paraqiti një raport të abuzimit të saj me drogërat, për ata që janë përgjegjës për menaxhimin e Whitney.

Por në vend që të pranonin shqetësimet e tij në rritje, avokatët e këngëtares kontaktuar Roberts duke i thënë se shërbimi i tij nuk duhej më.

Duke folur për Radio Times pak para shfaqjes së dokumentarit të ri për Whitney, Robert tha se e ndjente këtë gjë dhe nëse do e kishin dëgjuar, këngëtarja do të ishte ende gjallë sot.

“Kishte plot njerëz të vetëdijshëm për rezultatin e pashmangshëm të asaj që do të ndodhte nëse nuk ndërmerreshin veprime, siç e dimë ne, ata nuk bën asnjë veprim. Dhe rezultati ishte fatal”, thotë Roberts.

Ish truproja rrëfen më pas se ish bashkëshorti i saj, Bobby Brown, kishte një ndikim negativ mbi karrierën e saj, duke e përshkruar atë si ‘barrë’.

“Ne e morrëm këtë njeri (Brown) në turne dhe u bë një barrë shtesë për ne. Çdo dy ditë kishte arka me shishe birre Heineken apo Crown Royal, dhe çdo tre ditë ne sëmureshim. Nëse na rastiste të kishim koncert,shumë keq, koncerti nuk do të shkonte mirë. Ky njeri nuk e arrinte dot nivelin e saj, kështu që ra ajo në nivelin e tij”, thotë Roberts.

Në shkurt të 1988, Roberts u kërkua nga ambasada amerikane për tu kujdesur për Whitney Houston gjatë vizitës së saj në Londër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button