Kronika

Tjetër urdhër për shkarkim nga puna, këtë herë nga ministrja e Mirëqenies Sociale

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur një tjetër masë disiplinore për largim nga puna të një punonjësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Gramshit.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur një tjetër masë disiplinore për largim nga puna të një punonjësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Gramshit.

Ministrja Kërtusha i ka propozuar kreut të ISSH-së Astrit Hado, largimin nga puna të Urim Kishta me detyrë, “Inspektor në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore” Gramsh, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se Kishta ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, gjatë orarit zyrtar të punës.

Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.

Ndërkohë pas publikimit të numrit të telefonit +355697868366 të vënë në dispozicion për publikun me qëllim denoncimin e rasteve të përfshirjes së punonjësve të adminisrtatës në fushatën zgjedhore, vazhdojnë të vijnë informacione dhe denoncime të cilat po verifikohen.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve në varësi të këtij dikasteri të cilët përfshihen në fushatën zgjedhore branda orarit zyrtar të punës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button