Politika

Berisha sot në RTSH: Ç’mendon për Bashën dhe të përjashtuarit nga lista

Shumëkush ka kërkuar që Sali Berisha të flasë për përplasjet e mëdha që kanë shpërthyer Brenda parisë që e ka drejtuar me dorë të hekurt për një çerek shekulli. Madje ka pasur thirrje publike se ai duhet të prononcohet për mënyrën se si u mbyll çadra, për fshehtësinë e paktit Rama – Basha, për mënyrën se si u përjashtuan të gjithë bashkëpunëtorët e tij nga lista dhe për reagimet e këtyre të fundit.

Por megjithëse ka pranuar të japë një intervistë të gjatë për gazetarin Lutfi Dervishi në TVSH (për shkak të largimit të Berishës drejt Hungarisë ajo është regjistruar më parë) ish lideri demokrat ka vendosur të mbajë një qëndrim neutral. Megjithëse bashkëbisedimi do të transmetohet vetëm nesër në mbrëmje, Lapsi.al ka arritur të zbardhë disa nga përgjigjet. Si rrallë herë ai i ka anashkaluar përgjigjet për konfilktet e brendëshme të PD-së: “Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme jam unë. Statusi im është i tillë. Çdo lloj qëndrimi publik do më nxirtte nga statusi i një njeriu të dorëhequr përgjithmonë” i ka thënë ai Dervishit.

Por megjithëse nuk ka dashur të komentojë këtë konflikt në mënyrë të tërthortë Berisha edhe ka pranuar se në lista ka diçka që nuk shkon duke pohuar: “Kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë” edhe e ka mbrojtur më pas Bashën: “Kryetari ka të drejtë të ketë listën e tij”.

E çuditshme është edhe një përgjigje tjetër e Berishës kur është pytetur për reagimet e forta të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit që kërkuan largimin e menjëhershëm të Bashës me pretendimin se ai në zgjedhje po fut klientelën familjare dhe jo PD. Por për këto qëndrime të zjarrta berisha është përgjigjur ftohtë: “Nuk kam asnjë koment”.

Ky qëndrim i tij i ka bërë edhe më të forta hamendjet: me kë është në këtë konflikt Sali Berisha??? A po mbështet ai pa kushte Bashën? Apo thjeshtë nuk do të dëmtojë PD-në në fushatë dhe më pas do të shprehet për zgjedhjen e kryetarit të PD-së që do të bëhet në korrik?

Edhe në këtë pikë doktori ka qenë evzaiv. Kur është pyetur se çdo të ndodh me Bashën nëse humbet ai ka thënë se: “kryetari aktual ka përcaktuar që do të bëjë zgjedhjet e partisë”. Ndërsa kur Dervishi ka insistuar nëse do zbatohet standarti i vënë nga vetë Berisha që ai që humbet largohet ai ka thënë: “Kjo ishte një zgjedhje personale. Ky kriter nuk është i domosdoshem për të gjithë”.

Pra kush ka shpresuar që doktori të mbajë qëndrim pëe sherrin e brendëshëm mes Bashës dhe kundërshtarëve të tij do të mbetet i zhgënjyer edhe nga intervista e të premtes në mbrëmje në TVSh. Me sa duket Berisha nuk do ti kënaqë deri në korrik, as ata që mendojnë se ai përkrah të gjitha zgjedhjet as ata që besojnë se ai fshihet pas të gjitha zgjedhjeve të pasardhësit, as të tjerët që shpresojnë se tashëmë ai është mërzitur në mënyrë të pakthyeshme me Bashën.

Related Articles

Nje koment

  1. SHBA,BE te sjelle NATO ne Tirane dhe te digjen te gjalle familjet e Leka Zogut,Lavires Nexhmije Hoxha,Fatos Nano,Ilir Meta ,sali berisha,Lulezim Basha,Bujar Nishani,Adriatik Llalla dhe hajdutet e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button