Home / Ekonomia / Anketimi i ISHP: 24 % e shqiptarëve i marrin antibiotikët pa recetë, i përdorin edhe për dhimbje koke

Anketimi i ISHP: 24 % e shqiptarëve i marrin antibiotikët pa recetë, i përdorin edhe për dhimbje koke

Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24 për qind të rasteve pa recete mjekësore. Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre.

Mes pjesëmarrësve në anketë, 71% e tyre raportuan se ata morën antibiotikët e tyre nëpërmjet një recetë mjekësore (nga mjekët e tyre të familjes ose specialistë), ndërsa 24% nuk ​​i kanë marrë antibiotikët e tyre me recetë mjekësore.

Në veçanti, 73% e individëve gabimisht konsideruan se dhimbjet e fytit mund të trajtohen me antibiotikë. Për më tepër, 69% e pjesëmarrësve deklaruan se ftohjet e zakonshme dhe gripi duhet të trajtohen me antibiotikë. Gjithashtu, 41% dhe 34% të individët konsiderojnë të përshtatshme përdorimin e antibiotikëve për dhimbje të përgjithshme të trupit dhe të kokës respektivisht.

Instituti i Shëndetit Publik vë në dukje se kishte dallime të konsiderueshme gjinore në lidhje me mënyrën e marrjes së antibiotikëve, ku 75% e femrave raportuan se përdoren recetën mjekësore për marrjen e tyre krahasuar me 66% të meshkujve.

Anketimi nxjerr në pah se të rinjtë janë të përgjegjshëm pasi 78% e tyre i marrin antibiotikët më recetë, ndërsa në moshën më të vjetër vetëm 60 për qind e tyre përdorin recetën.

Përqindja më e madhe që nuk i drejtohen mjekut për recetë janë të paarsimuarit. Anketimi ka gjetur se vetëm 55 për qind e atyre me arsim 8-të vjeçar kanë përdorur recetën për të marrë antibiotikë.

Për më tepër, niveli i parashkrimit mjekësor ishte më i lartë në zonat urbane krahasuar me zonat periferike dhe veçanërisht zonat rurale.

Në përgjithësi, 61% e pjesëmarrësve u përgjigjën se antibiotikët duhet të merren sipas udhëzimit. Anasjelltas, rreth 33% raportuan se antibiotikët mund të ndalen kur ata ndjehen më mirë.

Ndaj totalit, 31% e pjesëmarrësve të përfshirë në këtë studim raportuan se kishin përdorur antibiotikë muajin e fundit, më tej 30% kanë raportuar se kanë përdorur në 6 muajt e fundit, 19% në vitin e kaluar, 12% më shumë se një vit. Ndërsa vetëm 4% e individëve nuk kishin përdorur kurrë antibiotikë.

Prevalenca e përdorimit të antibiotikut në muajin e fundit ishte dukshëm më e lartë në zonat rurale krahasuar me zonat urbane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.