Home / Ekonomia / Qeveria italiane konfirmon vlerësimin mjedisor për gazsjellësin TAP

Qeveria italiane konfirmon vlerësimin mjedisor për gazsjellësin TAP

Veleni P.Torres: Galletti, concorderemo misure su danniMinistri i Ekonomisë së Italisë Gianluca Galletti, ka nënshkruar dekretin e përputhshmërisë mjedisore të projektit të dorëzuar nga gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) për pjesën italiane të gazsjellësit, duke konkluduar në këtë mënyrë një hap tjetër madhor për projektin. Miratimi vjen pas një angazhimi të gjerë me të gjithë ata që janë përfshirë, ku janë zhvilluar diskutime me komunitetet lokale, konsultim publik dhe bashkëpunim i ngushtë me autoritetet rajonale dhe kombëtare, të përfshira në proces. TAP është i angazhuar që të dorëzojë me shpejtësi një projekt të klasit botëror në Itali dhe do të vazhdojë të punojë ngushtësisht dhe të bashkëpunojë me të gjithë ata që janë të përfshirë. Raporti final mjedisor është në përputhje të plotë me legjislacionin italian dhe atë të BE-së dhe ndjek kërkesat ndërkombëtare të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.
Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP do të transportojë gaz natyral nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi i gjatë përafërsisht 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit greko-turk në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë në brigjet e Italisë jugore. Trajektorja e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz për disa vende të Evropës JugLindore duke përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë etj. Pika ku TAP hyn në tokë në Itali ofron mundësi të shumëfishta për transportin e mëtejshëm të gazit natyror kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria. TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tij;ai do të jetë një burim kryesor për investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe nuk ka varësi nga grantet ose subvencionet. Pas shitjeve të para në Gjeorgji dhe Turqi të targetuara për fundin e vitit 2018, prurjet e para të gazit në Evropë do të ndodhin pas rreth një viti. Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (16%), Total (10%), E.ON (9%) dhe Axpo (5%).

Leave a Reply

%d bloggers like this: