Home / Qeveritare / Rama: Për investime të reja kineze në Shqipëri

Rama: Për investime të reja kineze në Shqipëri

kinaKryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social Facebook momente nga takimet me sipërmarresit kinezë për të prezantuar Shqipërinë që po rilind me modelin e ri ekonomk, si dhe ka ilustruar akimet me një set fotosh nga Shangai.

“Në Shangai me sipërmarrje të mëdha kineze për të prezantuar Shqipërinë që po rilind, modelin tonë të ri ekonomik, qeverisjen partnere të biznesit dhe për t’u njohur me interesat, prioritetet si dhe kërkesat e tyre”, shkruan Kryeministri Rama.
Më heret, kryeministri Edi Rama gjatë vizitës disaditore në Kinë ka pohuar se Kina shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë dhe rajonin në zhvillimin e projekteve në fushën e energjisë, infrastrukturës, arsimit dhe ekonomisë.

Në projektet eshtë marrëveshja për financimin e punimeve për Rrugën e Arbrit, projekti madhor i portit të Shëngjini, si dhe nisma për t’i dhuruar qeverisë shqiptare një grand prej 10 milionë juanësh, që do të shkojnë për financimin e projektit të transformimit të sistemit të mësimdhënies përmes inovacionit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: