Bota

Turqia, Erdogan: Nuk do ta lëmë të izoluar Katarin

Presidenti turk Rcep Tayip Erdogan ka ritheksuar mbështetjen e tij ndaj Katarit, pasi Arabia Saudite së bashku me vendet e tjera të Gjirit Persik, kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Dohan, duke e akuzuar se mbështet terrorizmin.

Erdogan ka njoftuar që Turqia do të dërgojë ushqime dhe ilaçe për të ndihmuar Katarin për t’ia bërë më pak të vështirë izolimin.

Para disa ditësh, gjashtë vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite dhe Egjiptin, kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar për destabilizim të rajonit, edhe pse ai vet e quan vendimin e tyre “të pajustifikuar e krejtësisht të pabazë”.

Pretendimet e këtyre shteteve, ku futen edhe Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni dhe Libia, janë mjaft të ashpra. Katari, sipas tyre mbështet grupet terroriste, përfshirë Shtetin Islamik

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button