Te ndryshme

Bibla e Kolbrinit, dokumenti që parashikon të ardhmen e njerëzimit

Bibla e Kolbrinit, e vjetër 3,600 vjet flet rreth ngjarjeve kaherë të harruara, apo të panjohura, ku disa prej tyre kanë ndodhur para historisë së shkruar, por po ashtu tërheq vërejtjen rreth kataklizmave që do të ndodhin.

Bibla e Kolbrinit, e quajtur edhe Libri i bronzit (Bronzebook) është dokumenti i parë judeo-kristian, i cili i kombinon ngjarjet e prezantuara nga Bibla aktuale e krishtere, por sjell edhe ngjarje, të cilat me qëllim janë fshehur nga përpiluesit e Biblës së krishterë.

Ky është dokumenti i vetëm i mbetur i këtij lloji që e rrëfen tërë ngjarjen e krijimit të njerëzimit, nga njerëzit e parë që kishin ecur mbi tokë, para ardhjes së Ademit dhe Havës, e deri te sundimtarët e mëdhenj egjiptianë.

Sipas këtij teksti antik, shprehja “engjëjt e rënë” që përmendet në Gjenezë, u referohet njerëzve të rëndomtë, të cilët ishin martuar me vajzat e Ademit dhe Havës dhe që kishin lindur më pas fëmijë, e jo sikur që mendohet tradicionalisht, engjëjve të vërtetë, të rënë. Ata njerëz, sipas këtij libri, njiheshin me emrin ‘të bijtë e Zotit’ dhe pak prej tyre mbijetuan kataklizmin, i cili erdhi si dënim për mëkatet e tyre.

E përbërë nga 11 libra, Bibla e Kolbrinit ofron informata të rëndësishme rreth së kaluarës sonë, ku pesë nga librat e saj janë shkruar nga mistikët keltë pas vdekjes së Krishtit, kurse 6 libra përbëhen nga rrotullat e vjetra egjiptiane, të shkruara nga shkruesit pas ngjarjeve që pasuan eksodin hebre në Egjipt.

Mendohet se Jozefi nga Arimathea, daja i madh i Krishtit, kishte pasur sukses në shpëtimin e rrotullave egjiptiane nga pushtuesi Jul Qesari, i cili pushtoi Egjiptin dhe dogji bibliotekën më të madhe të asaj kohe në botë, Bibliotekën e Aleksandrisë, duke shkatërruar më shumë se 700,000 rrotulla, ku gjendeshin dijeni të ndryshme, të mbledhura gjatë viteve.

Jozefi dhe pasuesit e Krishtit më pas i sollën rrotullat nga Judea në Britani, me qëllim të shpëtimit të tyre. Ata i mbajtën fshehurazi dorëshkrimet brenda Abacisë Glastonbury, në Qarkun Somerset, në jugperëndim të Britanisë për shumë qindra vjet. Por, në vitin 1184 kjo abaci u përfshi nga zjarri, duke djegur edhe rrotullat që gjendeshin aty.

Për fat, disa prej dorëshkrimeve ishin gdhendur në bronz dhe ishin ruajtur në kuti me kapakë të bakrit. James McCarney kishte thënë se edhe vetë Nicola Tesla ka marrë një pjesë të diturisë nga ky libër.

Ky libër përmban edhe disa profeci unike, ku njëra prej tyre përshkruan sesi planeti famëkeq X shkakton vërshimin e madh, sipas një skenari që nuk ka ndodhur ende.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button