Home / Bota / Të paktën 480 të vdekur dhe 200 000 persona të bllokuar pas përmbytjeve në Indi dhe Pakistan

Të paktën 480 të vdekur dhe 200 000 persona të bllokuar pas përmbytjeve në Indi dhe Pakistan

permbytje-indiPërmbytjet që kanë prekur këto ditët e fundit pjesën veriore të Indisë dhe Pakistanit kanë shkaktuar të paktën 480 të vdekur, sipas bilancit të fundit, dhe më shumë se 200 000 persona rezultojnë ende të bllokuar nga ujërat në Kashmirin indian.
Sipas informacioneve, provinca e Punjab në Pakistan, ku lumenjtë kanë dalë furishëm nga shtrati i tyre, është zona më e goditur. Ndërsa në Indi, rreth 2500 fshatra janë të zhytura pjesërisht ose plotësisht nën ujë.
Ndërkohë, ushtria dhe forcat ajrore kanë punuar edhe gjatë natës për të shpëtuar banorët e fshatrave të përmbytura.
Pjesa veriore e Indisë dhe Pakistani preken çdo vit nga përmbytjet nga shirat e rrëmbyeshëm, por këtë vit shirat kanë qënë edhe më të dendur, edhe pse nuk kanë pasur dendësinë e vitit 2010

Leave a Reply

%d bloggers like this: