Sporti

UEFA elozhe Shqipërisë pas fitores me Izraelin: Paraqitje mbresëlënëse e Shqipërisë!

Fitorja e Shqipërisë ndaj Izraelit, në kualifikueseve të botërorit Rusi 2018 është vlerësuar tepër pozitivisht dhe Federata Europiane e Futbollit.

Faqja zyrtare e internetit e UEFA-s, në komentin e saj për ndeshjet e djeshme të kombëtareve, e ka cilësuar si mbresëlënëse paraqitjen e Shqipërisë në Haifa, të mbyllur me suksesin 3-0 përballë Izraelit vendas. “Armando Sadiku shënoi dy gola të bukur ndërsa Shqipëria kaloi mbi Izraelin për vendin e tretë falë diferencës së golave pas një paraqitje mbresëlënëse.

Sulmuesi i Zyrihut realizoi të parin me një goditje të ulët nga jashtë zonës në minutën e 22-të ndërsa shënoi për të dyfishuar rezultatin me një gjuajtje nga një distancë edhe më e largët, pak para pushimit të ndeshjes.
Por Shqipëria nuk kishte mbaruar punë, Ledian Memushaj finalizoi një lëvizje të rrjedhshme ekipore për të mbajtur djemtë e De Biazit 7 pikë larg dy skuadrave të kreut”, shkruhej në artikullin e UEFA-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button