Rajoni

Vuçiç: Do të dëshiroja që shqiptarët e Kosovës të kishin votuar ndryshe

“Do të dëshiroja që rezultatet të ishin disi më ndryshe sa i përket vullnetit të popullit shqiptar, por unë nuk kam mundur që në emër të tyre të zgjedh. Kjo do të krijojë vështirësi për ne, por ne duhet të ruajmë stabilitetin”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot ka deklaruar se është i kënaqur me rezultatet e “Listës Serbe” në zgjedhjet e Kosovës, por se ka dëshiruar që shqiptarët e Kosovës të kenë votuar ndryshe.

I pyetur rreth asaj se si i shikon rezultatet në Kosovë, ku në vendin e parë doli koalicioni PDK-AAK-NISMA që kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinajn, e ndjekur nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, Vuçiç ka thënë se që të dyja kanë pasur retorikë të ashpër kundër serbëve dhe se ka dashur që shqiptarët të kenë votuar ndryshe.

“Do të dëshiroja që rezultatet të ishin disi më ndryshe sa i përket vullnetit të popullit shqiptar, por unë nuk kam mundur që në emër të tyre të zgjedh. Kjo do të krijojë vështirësi për ne, por ne duhet të ruajmë stabilitetin”, ka thënë Vuçiç para gazetarëve.

Ai falënderoi serbët e Kosovës për “disiplinën”, dhe ka shtuar se ata kanë votuar për interesat e serbëve, por edhe të Serbisë në Kosovë, duke votuar “Listën Serbe”, e cila sipas tij ka fituar të paktën tetë nga 10 vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

“Serbët kanë treguar se duan dialog serioz me shqiptarët”, tha Vuçiç.

Vuçiç gjithashtu ka theksuar se brenda kësaj jave do të propozojë mandatarin për themelimin e përbërjes së re qeveritare të Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button