Ekonomia

Gjiknuri viziton dy biznese në zonën e Novoselës: Perspektiva e Vlorës turizmi, por edhe industria

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga Kryebashkiaku Dritan Leli vizituan dy prej bizneseve të prodhimit që ushtrojnë aktivitetin në zonën e Novoselës.

Pas takimit me punëtorët, Gjiknuri tha se 25 Qershori është me rëndësi edhe për të ardhmen e biznesit dhe rritjen e numrit të vendeve të punës.

“Vlora ka një perspektivë, turizëm por pse jo edhe industri. Investime të mëdha po bëhen, shëtitorja jo vetëm që përfundoi por do të shtrihet deri në Pyllin e Sodës i cili do të kthehet në një park rekreativ për njerëzit. Qendra e Vlorës do të restaurohet, pra do të kthehet ajo pjesa historike dhe Skela do të marrë prapë një projekt të ri. Me këto që po bëhen, Vlora do të bëhet qyteti i parë më i rëndësishëm pas Tiranës”, u shpreh Gjiknuri.

Duke ju referuar çështjes së punësimit, Gjiknuri theksoi se puna kryesore është tek privati dhe jo tek shteti.

Privati duhet përkrahur dhe punët më të mëdha sektori privat do ti bëjë. Të gjitha këto që po bëjmë do të krijojnë më shumë punë dhe kjo nuk diskutohet. Ato që kemi bërë ne edhe në këto vite, që u bënë gjithë ato reforma të rëndësishme, u përkthyen edhe me pagë minimale më të mirë dhe me shërbime më të mira. Inkurajoj dhe investitorët që të vazhdojnë në këtë rrugë. Mbështetjen e qeverisë do ta keni dhe jam i bindur se me gjithë këto gjëra të mira që po bëhen, edhe kërkesa do të rritet më shumë e do të keni më shumë aktivitet për biznes“, nënvizoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Leli u ndal tek investimi më i fundit për rikonstruksionin e rrugës së Panajasë që u vjen në ndihmë bizneseve të kësaj zone.

“Kishte ndjeshmëri shumë të madhe për rrugën e nënkalimit të Panajasë. U bëmë të gjithë bashkë dhe bëmë investimet e para. Ajo rrugë nuk i ngjan më asaj të para pak muajve. E gjitha kjo vjen si pasojë e një vendimmarrje që është në favor të biznesit. Rrugë të tjera që kishin probleme në qytet kishte shumë dhe vazhdon të ketë akoma. Kemi shumë punë për të bërë por vizioni i qeverisë shqiptare, vizioni i njerëzve që duan ta zhvillojnë këtë vend, ka ecur gjithmonë në kahjen e ndihmesës së atyre njerëzve që dinë të prodhojnë. Këtë investim Adi e bëri vetëm, ajo që na detyron ne të gjithëve që të jemi ndihmues edhe për bizneset e tjera që janë në këtë rrugë është që tu ofrojmë komoditet“, vlerësoi Leli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button