Politika

Ditmir Bushati sulmon Voltana Ademin, lavdëron Jozefina Topallin

Gjatë një takimi elektoral me gratë dhe vajzat shkodrane, ministri i jashtëm Ditmir Bushati bëri një deklaratë të fortë në lidhje me deputeten shkodrane të Partisë Demokratike Jozefina Topalli.

Bushati tha se Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë diçka për Shkodrën dhe duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik.

“Shihni sot Partinë Demokratike dhe listën e kandidatëve të tyre për të kuptuar se cili është koncepti i kundërshtarit tonë dhe për rolin që duhet të ketë gruaja në shoqëri. Një pjesë prej jush që e ndjekin politikën mund të mos i ketë shpëtuar fakti dhe polemikat që kam pasur në parlament me Jozefina Topallin.

E megjithatë unë pavarësisht se e kam dhe do ta kem kundërshtare politike, mendoj se Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë diçka për Shkodrën.

Dhe duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik edhe këtu në Shkodër dhe jo kulturën e përjashtimit siç nxit Kryetarja e Bashkisë, sepse kultura e bashkëpunimit do të thotë t’i njohësh një meritë kundërshtarit, duke e rivalizuar kundërshtarin dhe duke bërë punë më të mira për këtë qytet përmes zyrave të punës, ku ne prapë kemi në drejtim gra të cilat energjizojnë politikat e punësimit, përpiqen të bashkëpunojmë me biznese me autoritete të ndryshme që të nxisin punësimin e ndershëm dhe jo të nxisin paratë në këmbim të votës, dhe jo për të nxitur punën në këmbim të votës”, tha Bushati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button