PolitikaSporti

De Biasi: Nga sot, nuk jam më trajner i Shqipërisë…U mbyll cikli im

Njeriu i cili e çoj futbollin shqiptar për herë të parë në histori në Kampionatin Europian të Futbollit, Francë Euro 16,  Xhani De Biasi nuk është më trajner i kombëtares shqiptare te Futbollit. Tekniku Italian ka bërë me dije sot, në një konferencë për media se nuk është më teknik i kombëtares sonë. Lajmi tronditës ka ardhur në këto momente dhe ka gjetur në befasi dhe Presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

“Nga sot, nuk jam më trajner i kombëtares. Sot, lë drejtimin e kombëtares pa pasur një skuadër tjetër që mund të punoj aktualisht. Po largohem për t’i lënë kohë trajnerit të ri që të njihet me skuadrën gjatë ndeshjeve që kanë mbetur”, tha De Biasi. “Pas Evropianit isha i bindur që mund të përmirësoheshim dhe kështu do të jetë, por pa mua”, shtoi ish-trajneri italian i Shqipërisë.

Ai falënderoi presidentin Duka për mundësinë që i dha dhe shtoi se ishte ai njeriu që e ka mbështetur duke i dhënë dorë të lirë në punën e tij. De Biasi falënderoi gjithashtu edhe lojtarët duke theksuar se ata e kanë mahnitur për profesionalizimin e treguar duke dhënë maksimumin për fanellën e Kombëtares. De Biasi nuk harroi të falënderonte edhe ish zëvendësin e tij Paolo Tramezzani me të cilin arriti ta kualifikonte Shqipërinë në Euro 2016.

Presidenti i FSHF, Duka: De Biasi trajneri më i mirë që kemi pasur

“Dua të falenderoj trajnerin për kontributin në ekipin kombëtar, në futbollin shqiptar dhe në të gjithë punën e FSHF.  Jam jo i qetë, i emocionuar, sepse kemi kaluar 5 vite punë. Pesë vjet që i kanë patur të gjitha, shumë emocione, por edhe debate. Por, mbi të gjitha me një sukses të pazakonte, që do të lejë shenjë në jetën time, si një nga sukseset më të mëdha që kemi arritur falë punës, angazhimit dhe asaj që injektoi Gianni. Kur emëruam zotin De Biasi në krye të Kombëtares, edhe pse kishim disa alternativa, besuam se do të arrinim dicka. Sot edhe pse jo një ditë normale dhe jo e mirë, sepse ndahemi nga një bashkëpunëtor, por ndahemi me bindje pozitive sepse bëm mirë dhe bëm zgjidhjen e duhur. Edhe pse nuk e mendoj si trajneri se cikli i tij ka përfunduar. Edhe pse nuk kam thënë asgjë se kontrata duhet të vazhdojë. Duke menduar se gjithmonë negociatat për kontratë dëmtojnë qëllimin kryesor, ekipin Kombëtar. Në asnjë moment nuk kam menduar që të mos vazhdonim më tej. De Biasi është trajneri më i mirë i Kombëtares shqiptare, më i miri deri më sot. Për sukseset e arritura dua ta falënderoj. Nga pikëpamja humane dhe miqësore nuk kemi humbur asgjë, sepse do të vijojmë të jemi miq. Madje nga sot e tutje do të jemi edhe më tepër miq.”, tha Duka

Në lidhje me trajnerin e ri, Duka tha: “Që sot do të nis të mendoj për pasardhësin. Opsionin e trajnerit shqiptar kurrë nuk e kam përjashtuar. Do të diskutoj me stafin teknik të federatës dhe do të dalim me një qëndrim të pjekur se kush është më e mira për ekipin kombëtar. Nuk jam ende i vendosur për strategjinë që duhet të ndjekim për të ardhmen”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button