Ekonomia

ERE miraton tarifat e transmetimit të gazit, 25 lekë për metër kub

Enti Rregullator i Energjisë miratoi tarifën e përkohshme të transmetimit të gazit që do të jetë e vlefshme deri në shtator të këtij viti. Tarifa e transmetimit të gazit natyror do të jetë 25.2 lekë, e rënë dakord me shoqërinë “Albetrol” sh.a. njoftoi ERE. Shqipëria nuk ka linja të transmetimit të gazit, por tarifat do të miratohen për t’u paraprirë zhvillimeve në sektor nga projekti TAP.

Tarifa do të administrohet nga shoqëria ALBGAZ sh.a, e cila u krijua me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 848, datë 07.12.2016 “Për krijimin e shoqërisë ALBGAZ sh.a. dhe përcaktimin e Autoritetit Publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të shoqërive Albpetrol sh.a. dhe ALBGAZ sh.a.

ERE me Vendimin nr. 82, datë 26.05.2017, vendosi certifikimin paraprak të shoqërisë ALBGAZ sh.a., si Operator i Kombinuar i Gazit Natyror në përputhje me procedurat e përcaktuara në nenet përkatëse të Ligjit nr. 102/2015, “Për Sektorin e Gazit Natyror”.

Albgaz kërkoi që për periudhën 20.02.2017 – 20.09.2017 tarifa e transmetimit të gazit natyror të jetë 40 Lekë/m3 me TVSH (pa TVSH 33.33 Lekë/m3). ERE me shkresën nr. 167/1, datë 28.02.2017 i kërkoi Shoqërisë “ALBGAZ” sh.a., informacion të detajuar dhe argumentet përkatëse në lidhje me kostot e shërbimit të transmetimit të gazit natyror në zbatim të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”.

Me anë të shkresës Nr.93/4, datë 13.03.2017, shoqëria ALBGAZ sh.a. paraqiti në ERE informacion shtesë për të argumentuar kërkesën për tarifë.

ERE në datë 29.03.2017, zhvilloi seancë dëgjimore me palët shoqëria ALBGAZ sh.a. dhe Shoqërinë “Albpetrol” sh.a., me qëllim qartësimin e kërkesave në lidhje me aplikimin për tarifën e transmetimit të gazit natyror.

Më pas ERE vendosi miratimin e tarifës së përkohshme të transmetimit të gazit natyror nga shoqëria ALBGAZ sh.a. prej 25 Lekë/m3 , për periudhën 05.01.2017 – 20.09.2017. 2. Përditësimi dhe kompensimi i të gjitha efekteve të mundshme financiare për shoqërinë ALBGAZ sh.a. për periudhën 05.01.2017 – 20.09.2017, do të bëhet në periudhën pasardhëse sipas përcaktimeve të nenit 17, pika “e” të Ligjit nr.102/2015 “Për Sektorin e Gazit Natyror”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button