Rajoni

Vuçiç: Serbia ushtarakisht neutrale, nuk pengon bashkëpunimin me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një takimi me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, tha se Serbia do të mbetet ushtarakisht neutrale, por se kjo nuk është pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit me Aleancën ushtarake në Partneritetin për Paqe, sipas tij, me qëllim të rritjes së stabilitetit, sidomos në rajonin Ballkanit Perëndimor.

Në një kumtesë të publikuar nga kabineti i presidentit të Serbisë, thuhet se, “Ali mbështeti përpjekjet e bëra nga Serbia për të investuar në ruajtjen e stabilitetit dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në rajon”.

Siç thuhet më tej, në takim me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vuçiç ka thënë se pjesëmarrja e Serbisë në seancën vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, si një anëtar i asociuar, kontribuon në mirëkuptimin dhe besimin reciprok. Ai ka falënderuar për rolin e KFOR-it, si një garantues i sigurisë në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button