Home / Politika / Basha mbërrin në Rinas, zbulohet sms urgjent për demokratët

Basha mbërrin në Rinas, zbulohet sms urgjent për demokratët

Për pak minuta kreu i PD-së Lulzim Basha mbërrin nga SHBA në aeroportin e Rinasit ndërsa në celularët e stukturava të partisë ka mbërritur një mesazh urgjent që u bën me dije se duhet që çdo grup-seksion duhet të marrë masat për të dërguar 4-5 persona që të presin kryedemokratin.

Njoftim urgjent! Sot ora 12:00 duhet të jemi në Rinas të presim Kryeministrin e ardhshëm të Shqiperise Z.Lulzim Basha! Nisja behet nga zyrat e shtabit në orën 11:00! Ju lutem çdo grupseksion të marrë masa të dërgojë minimalisht 1 makinë me 4-5 persona dhe të jetë preciz me orarin! Mundohuni të angazhoni personat të cilët nuk kanë punë partie për të bërë në ate orar! Ju lutem Konfirmoni! Fitore!”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga partia për strukturat, raporton newsbomb.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published.