Home / Parlamentare / Seancë e jashtëzakonshme parlamentare, ja pse do rimblidhen deputetët në mes të fushatës

Seancë e jashtëzakonshme parlamentare, ja pse do rimblidhen deputetët në mes të fushatës

Parlamenti do të rimbledhë të gjithë deputetët në kulmin e fishatës elektorale.

Shkak është bërë shtyrja e komisionit Ad Hoc  me 12 anëtarë për shkak të mungesës së deputetes së PD Jorida Tabaku, anëtare në këtë komision, për shkak se ditën e djeshme është bërë nënë e dy vajzave.

Në këto kushte u ra dakord me konsensus dhe është kërkuar nga PD mbledhjen e firmave sa më parë dhe sjelljen e një proozimi të ri për zëvendësimin e deputetes Tabaku, me qëllim që gjatë këtyre ditëve të mbahet një session i jashtëzakonshmë në parlament, ku do të votohet për emrin e ri që do të zëvendësojë anëtarin e ri.

Gjatë ditës së sotme komisioni Ad Hoc do të votonte komisionin e pavarur të kualifikimit të komisionit publik ndërsa është cilësuar si hapi i parë i procesit të vetingut për rivlerësimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Jorida Tabaku është bërë për herë të parë nënë e dy vajzave binjake dhe aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: