Politika

Vizita në SHBA, Basha: Ja ç‘më tha Trump për Shqipërinë

Kryedemokrati Lulzim Basha pritet me eufori nga mbështetësit pas takimit me presidentin e SHBA Donald Trump.

Sapo ka zbritur në Rinas, mes flamujsh, brohoritjesh dhe duartrokitjesh, Basha u rrethua nga përkrahës të PD dhe qytetaret e mbledhur per ta pritur, pas një takimi qe ai zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump.

Mes te tjerash ai pohon se Trump mbeshtet Shqiperine dhe shqiptaret.

“Jeni nga Tirana, Fushe Kruja, nga zona perreth mesa po shoh. Ju falenderoj per kete pritje te jashtezakonshme, per keta flamuj qe valeviten krahe per krahe me aleatin tone SHBA, nga e cila po kthehem nga nje takim i jashtezakonshem me presidentin Donald Trump. Ne nje vizite te shkurter gjate nje jave domethenese, javes se Shtepise se Bardhe per punesimin, dhe prioritetit numer nje per ne, punesimit, stazheve, financimit te studenteve per krijimin e vendeve te punes. I jashtezakonshem takimi me pershtypjet me te paharrueshme, e jashtezakonshme mbeshtetja e Trump per Shqiperine dhe shqiptaret. Por edhe 10 dite na ndajne per t’u ndare njehere e mire me republiken e mashtrimeve, droges, krimineleve dhe per t’i hapur deren Republikes se qytetareve, ekonomise se forte dhe te nesermes se sigurte. Kjo eshte ajo qe presim te gjithe, kjo eshte ajo per te cilen po luftojme dite e nate, apo jo, kjo eshte ajo qe pret bota nga ne, aleatet nga ne, ndaj mos te harxhojme asnje minute, le te marshojme cdo dite drejt republikes se qytetareve”- tha Basha.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button