Rajoni

Rumani, partia në pushtet tërhoqi mbështetjen për kryeministrin Grindeanu

Në Rumani Partia Social Demokrate në pushtet tërhoqi mbështetjen e saj për kryeministrin Sorin Grindeanu dhe kabinetin i tij. Në një takim të zhvilluar në Partinë Social Demokrate dhe i cili ka zgjatur për më shumë se 5 orë, anëtarët e partisë kanë vendosur me shumicë votash tërheqjen e mbështetjes së tyre për qeverinë.

Zyrtarët e partisë në një deklaratë kanë bërë të ditur se Grindeanu i cili mban postin e kryeministrit prej 6 muajsh “ka dështuar në zbatimin e programit të partisë”.

Kryetari i përgjithshëm i partisë, Liviu Dragnea, është shprehur se partia ka marrë një vendim të guximshëm dhe se drejtimi i qeverisë është i mirë, por se “po përparohet me ngadalë në zbatimin e programit”. Grindeanu i cili është larguar nga takimi përpara votimit mund të largohet nga partia në rast se nuk jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Ndërsa në anën tjetër Calin Popescu Tariceanu, lideri i aleancës së partive liberale dhe demokrate të cilat ndodhen në koalicion ka deklaruar se partia e tij nuk do të mbështesë më qeverinë dhe se tre ministrat anëtarë të aleancës kanë pranuar të dorëhiqen. Ish-kryeministri Victor Ponta ka akuzuar Dragnea-n për “krijimin e një krize të pakuptimtë duke patur zili popullaritetin e kryeministrit Grindeanu”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button