MaqedoniaRajoni

Kryeparlamentari Xhaferi i kërkon sigurimit të largojë nga foltorja Gjorgjevin

Situata në Kuvend e Maqedonisë u tensionua sot pasi kërkesa për ndërhyrje procedurale nga deputeti i VMRO-së Vllatko Gjorgjev ia refuzua nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi. Xhaferi tha se Gjorgjev kishte të drejtën e replikës ndërkohë ai këmbënguli për ndërhyrje procedurale edhe përkundër thirrjeve të kryeparlamentarit që ta lëshojë foltore.

Xhaferi kërkoi ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të larguar nga foltorja Gjorgjevin.

Pasi sigurimi u afrua në foltore ndërkohë Gjorgjev vazhdonte të flas Xhaferi e ndërpreu senacën dhe kërkoi 10 minuta pauzë.

Paraprakisht në foltore ishte deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski i cili kërkoi nga kryeparlamentari që të caktojë një seancë ku do të diskutohet për gjendjen alarmante në qytetin e Strugës, ku me ditë të tëra vazhdon djegja e deponisë së egër.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e pestë, ku si pikë të fundit në rendin e ditës është zgjedhja e zëvendës ministrave të Qeverisë Zaev.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button