Home / Europa / BE-ja heq “Roaming”. Kostot e telefonatave, njësoj si nga shtëpia

BE-ja heq “Roaming”. Kostot e telefonatave, njësoj si nga shtëpia

Ligji i Bashkimit Europian, që rrëzon tarifat “Roaming” për personat që udhëtojnë jashtë kufijve, ka hyrë në fuqi nga kjo e enjte.

Rregullat e reja tregojnë se, kush udhëton brenda bllokut do të mund të telefonojë, të dërgojë mesazhe e të lundrojë në internet me telefonin e tij celular, duke mos u taksuar më shumë se ç’paguan në vendin e vet.

Për Komisionin Europian, fundi i tarifave “Roaming” përbën njërin prej sukseseve më të mëdha të BE-së. Nisma është përshëndetur nga publiku europian.

“Është fantastike. Kam dy javë që shpenzoj nga 3 paund në ditë për të përdorur telefonin, e tani nuk më duhet ta bëj më. Është një mrekulli”, tha Charlie Ëild, muzikant nga Skocia.

Megjithatë, një grup konsumatorësh britanikë i quajtur “Which?” paralajmëron se përdoruesit e telefonisë së lëvizshme mund të përballen me tarifa të paparashikuara.

Deri tani, me “Roaming”, çmimi i shtohej kostos të telefonatave, “SMS”-ve apo lundrimit në internet, atëherë kur shtetas të një vendi të bllokut udhëtonin drejt një tjetri dhe lidheshin atje me rrjetin e telefonisë së lëvizshme.

Në disa raste, përdoruesit e kësaj të fundit janë përballur me fatura që shkonin në qindra paund, për shkak se, për shembull, kanë shkarkuar ndonjë film. Organizata “Which?” thotë se kapërcimi i minutazhit të lejuar, numrit të SMS-ve apo përdorimit të të dhënave mund të faturohet.

Qytetarët europianë e prisnin prej kohësh heqjen e shërbimit “Roaming” dhe shumë e shohin këtë lëvizje si një fitore për konsumatorët në vendet e bllokut.

Leave a Reply

%d bloggers like this: