Politika

Manjani ironizon Ruçin: Nuk shkarkohet presidenti me kushtetutën e Fierit

Pas deklaratës së fortë që kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi bëri nga Fieri, duke thënë se “Meta do jetë i pari president që do të provojë shkarkimin”, ka reaguar ish-ministri i LSI-së.

Ylli Manjani në një postim në rrjetin social Twitter, i kujton Ruçit se me Kushtetutë shkarkimi i Presidentit kërkon 93 vota, duke nënkuptuar kështu se kjo është e pamundur.

Nuk e di për kushtetutën e Fierit, por ajo Shqipërisë thotë se: Shkarkimi i Presidentit të Republikës vendoset nga 93 deputetë”, shprehet Ylli Manjani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button