Home / Ekonomia / Dyfishimi i hapësirës së QTU-së, një tendencë e re e riorganizimit të Qendrave Tregtare

Dyfishimi i hapësirës së QTU-së, një tendencë e re e riorganizimit të Qendrave Tregtare

Biznesi i qendrave tregtare në Shqipëri, është i konsoliduar tashmë prej disa vitesh si për nga procesi i identifikimit të klientelës (pra tashmë në qendra të ndryshme ka kategori të ndryshme klientësh) ashtu dhe nga shërbimet që ofrojnë, duke bërë dallimin në atë që quhet shërbim cilësor – ku duhet thënë që jo të gjitha qendrat apo dyqane brenda tyre e ofrojnë shërbimin të tillë.

Njëkohësisht procesi është edhe shumë konkurrues pasi të gjitha qendrat në Tiranë rendin drejt uljeve, zbavitjes, krijimit të mundësive për zgjedhje ndaj klientëve.

Njëkohësisht gjithë ky hov dhe zhvillim ka dhe anën tjetër të medaljes – është rritur ndjeshëm sipërfaqja për banor, duke e radhitur Shqipërinë/Tiranën shumë lart në raport qoftë dhe me vendet e rajonit.

Nisur nga e gjithë kjo, disa biznese po synojnë një strategji të re duke mos investuar në qendra të reja tregtare por duke ridimensionuar hapësirën aktuale sipas kërkesave të klientëve dhe në varësi të zhvillime koherente në këtë industri.

Një tendencë e tillë e rikonceptimit të qendrave tregtare është në rritje dhe në vende të tjera të botës.

Billi Hecht, Drejtor i Westfield (një nga qendrat tregtare më të mëdha dhe me moderne sot në botë me një kapacitet prej 100 milionë vizitorësh) pohon se një nga sfidat më të mëdha të qendrave tregtare sot është njëllojshmëria në ofrim, pasi në kohët e sotme moderne klientët, thotë ai, mërziten shpejt.

Ndaj dhe rikonceptimi dhe riorganizimi i hapësirave, ofrimi i markave të reja apo të ndryshme nga konkurrenca janë disa nga elementët që e bëjnë këtë qendër tregtare të veçantë dhe tërheqëse në sytë e publikut.

Edhe në Shqipëri mund të themi se po fillon të vihet re një tendencë e tillë.

Qendra Tregtare Univers (QTU), qëndra e parë tregtare në vend, që i dha shtysën dhe krijoi kulturën e ngritjes së qëndrave të tjera në Tiranë, është një prej qëndrave që po ridimensionon të gjithë hapësirën e saj duke dyfishuar sipërfaqen aktuale.

Nisur nga vetë kërkesat e klientëve për shtimin e sipërfaqes, QTU e rinovuar do të vijë tek ata me një arkitekturë të projektuar nga studiot më të specializuara në dyfishimin e hapësirës dhe modernizimin e sipërfaqeve të shërbimit duke plotësuar të gjithë nevojat për shërbime tregtare në zonë dhe duke përballuar kërkesat në rritje të klientëve.

Dyfishimi i hapësirës do të thotë gjithashtu edhe dyfishim i numrit të klientëve që mund të vizitojnë qëndrën. Burime nga qëndra bëjnë të ditur që tashmë kjo qëndër nuk do të konceptohet vetëm si një platformë blerjesh me dyqane dhe marka te shumta, por gjithashtu edhe si një vend ku mund të kalohet kohë cilësore me familjen.

QTU do të ofrojë markat më të mira ekzistuese por njëkohësisht premton afrimin e markave të reja ndërkombëtare, hapësira të reja rekreative me koncepte të pa aplikuara më parë në qëndrat tona tregtare etj.

QTU do të qëndrojë e hapur për klientët gjatë gjithë kohës dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet që ofron çdo ditë për konsumatorët e saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: