Home / Ekonomia / Analizë sistemit financiar, Guvernatori Sejko flet në Samitin e Ballkanit

Analizë sistemit financiar, Guvernatori Sejko flet në Samitin e Ballkanit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pranishëm në Samitin e Ballkanit ka analizuar sistemin financiar shqiptar si dhe integrimin e tij në rajon dhe Europe.

Sipas Sejkos rritja e kreditimit në nivelin mesatar 3% ka ecur paralelisht me rritjen ekonomike kombëtare. Për sa i përket politikës monetare të BSH, Sejko thotë se ka mbështetur jo vetëm uljen e interesave por dhe fuqizimin e konsumit dhe investimeve.

Sejko ka prezantuar dhe politikën më të fundit të Bankës së Shqipërisë, Deeuroizimin ose zvogëlimin e pranisë së euros në ekonomi.

Sipas Guvernatorit tashmë po shohim efektet e rritjes së kreditimit në lek dhe uljen e rreziqeve të kursit të këmbimit.

Sejko ka folur dhe për efektet e BQE dhe FED në ekonominë dhe financat shqiptare ku ka nënvizuar efektin minimal të dollarit në ekonominë tonë si dhe efektin në ulje të euros.

Në fjalën e tij Sejko ka folur dhe për sistemin financiar shqiptar të cilin e ka cilësuar likuid, të mirëkapitalizuar dhe me fitim konstant.

Në mbyllje të fjalës së tij, Guvernatori Sejko ka theksuar uljen e primeve të rrezikut ku rol të madh ka ulja e nivelit të kredive me probleme.

Gjithsesi Sejko shprehet se Shqipëria mbetet e ekspozuar nga politikat e Bankës Qendrore Europiane dhe çdo ndryshim i politikave të kësaj të fundit do të kishte impakt dhe në vendin tonë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: