Home / Kronika / Rasti i Lezhës, reagon Policia: Nuk ka prova për prapavijë politike

Rasti i Lezhës, reagon Policia: Nuk ka prova për prapavijë politike

Pas deklaratave të Presidentit të zgjedhur Ilir Meta ka reaguar edhe policia e Shtetit.

Lidhur me rastin e Lezhës, policia sqaron se nuk ka asnjë provë për prapavijë politike.

Reagim i Policisë së Shtetit:

“Keqardhje për sulmin e sotëm mbi Policinë e Shtetit nga ana e një lideri politik, lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë.

Ashtu sikundër e ka komunikuar me transparencë të plotë më parë, Policia e Shtetit përsërit se ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk ka asnjë provë për prapavijën politike të incidentit.

Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen.

Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që te ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht.

Policia e Shtetit do të vazhdojë të kryeje me përgjegjshmërinë më të lartë profesionale detyrën e saj kushtetuese e ligjore dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve e liderëve politikë të shmangin çdo përfshirje direkte ose indirekte të Policisë së Shtetit në retorikën e tyre elektorale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.