Home / Keshilla / 10 rregulla të arta për t’u dobësuar

10 rregulla të arta për t’u dobësuar

Nëse dëshironi të humbisni peshë para dasmës duhet të ndiqni disa rregulla të caktuara. Këtu janë 10 këshilla tepër të vlefshme:

Eliminimi i zakoneve të këqija. Gjëja e parë që duhet të bëni është t’i thoni lamtumirë zakoneve të këqija, si pirja e duhanit, pirja e alkoolit dhe në përgjithësi një stili bujar në të ushqyer. Kjo këshillë duhet të ndiqet gjithmonë, jo vetëm në raste të veçanta të tilla si martesa e ardhshme.

Flini të paktën 8 orë. Është e rëndësishme të mbani mend se një gjumë i mirë do të thotë gjithashtu një metabolizëm i rregullt. Reduktimi i gjumit, në fakt, të çon në një oreks në rritje dhe si pasojë në shtim peshe. Në të kundërtën, kur fle të paktën 8 orë gjatë natës trupi do të prodhojë më shumë leptin, hormon që redukton urinë.keshilla-per-dobesim-per-secilen-femer

Shmangni kaloritë e panevojshme. Sigurisht duhet të hiqni dorë nga ngrënia e tepër e ëmbëlsirave (sidomos industriale). Duhet të konsumoni pije me pak sheqer dhe të mos pini alkool.

Jepuni përparësi perimeve dhe frutave. Nëse ju dëshironi të humbisni disa kilogramë duhet të konsumoni perime. Gjithashtu rekomandohen fruta, por ato shumë të ëmbël.

Ushqimi, “pak nga çdo gjë”. Të hash perime dhe ushqime me pak yndyrë dhe sheqer, nuk do të thotë të eleminosh ushqimet e tjera. Ideale është të hash “pak nga çdo gjë”.

Ndiquni nga një dietolog. Nëse dëshironi të ndiqni një dietë të vërtetë, këshilla është që të ndiqeni nga një mjek në mënyrë që të mos bëni gabime.

Mos anashkaloni vaktet. Një nga gabimet që bëhen më shpesh është që anashkaloni ngrënien, me besimin se kjo mund t’ju bëjë të humbisni peshë. Në fakt rreziku është që të keni më shumë uri dhe do të përfundoni duke ngrënë dyfish në vaktin tjetër.

Luftoni ngrënien emocionale. Në periudhën që paraprin stresin e dasmës ekziston gjithmonë rreziku që të kërkoni ngushëllim në ushqim. Pra, në rastet e sulmeve emocionale juve ju hahet. Ndaj rekomandohet që të jeni të forta dhe kur keni uri të paktën të preferoni fruta, perime, kos ose fruta të thata.

Pini shumë ujë. Mos harroni të pini të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë. Pasi ndihmon, jo vetëm për të ruajtur peshën ideale, por edhe për të eliminuar toksinat, por edhe për të hidratuar lëkurën.

Stërvitja. Ne e dimë se gjetja e kohës për t’u stervitur fizikisht nuk është e lehtë, por ne duhet të përpiqemi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: