roze

Ashton Kutcher tregon të vërtetën e emrit të djalit

Ai dhe bashkëshortja Mila Kunis u bënë prindër të Dimitrit, shtatë muaj më parë.

Por Ashton Kutcher ka rrëfyer se emri i vogëlushit mund të ishte ndryshe. 39-vjecari ka folur për emrin që pothuajse ia vendosën djalit.

“Mund tia vendosnim Walt, si Walt Disney. Jo Walter, po thjesht Walt, por e ndryshuam në minutën e fundit”, tha Ashton.

Ai tha se bashkëshortja e tij 33-vjeçare jo vetëm ndryshoi planet por bëri një parashikim interesant.

“Ne ishim me makinë dhe Mila mu kthye dhe tha ‘Nuk mendoj se djali jonë duhet të ketë emrin Walt. Mendoj Dimitri dhe mendoj gjithashtu që Donald Trump do të bëhet presidenti i ardhshëm”, vijon rrëfimin.

Ashton nuk po e besonte atë që po dëgjonte dhe tha: “E humba komplet çështjen e emrit dhe isha ‘Për çfarë po flet? Trump nuk do të jetë president”. Ai tregon se u mendua më pas për emrin që i tha Mila dhe i pëlqeu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button