Ekonomia

INSTAT 2012-2016: Eksportet janë rritur 4.6 përqind, kurse importet 1.4 përqind

Sipas Insitutit të Statistikave, eksportet përgjatë periudhës 2012-2016 janë rritur mesatarisht me 4,6 %, ndërkohë numri i ndërmarrjeve eksportuese është rritur mesatarisht me 7,2 %. Nga ana tjetër importet janë rritur mesatarisht me 1,4 %, dhe numri i ndërmarrjeve që kryejnë këtë aktivitet është rritur mesatarisht me 6,2 %.

Në vitin 2016, numri i ndërmarrjeve eksportuese është 2.740 nga 2.029 që ishin në vitin 2012, duke u rritur mesatarisht me 7,2 %. Krahasuar me vitin 2015, ky numër është rritur me 9,3 %. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), gjatë periudhës 2012-2016 zënë 95,9 % ndaj ndërmarrjeve eksportuese. Në vitin 2016, këto ndërmarrje zënë 96 %, të ndërmarrjeve eksportuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button