Home / Politika / Vettingu, Moisiu: Padia e gjyqtarëve e prokurorëve, tendencioze

Vettingu, Moisiu: Padia e gjyqtarëve e prokurorëve, tendencioze

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka folur pas padisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve për reformën në drejtësi, e konkretisht ligjin e vettingut.

Sipas ish-kreut të Shtetit pranimi i ankimimit nga Kushtetuesja është shqetësues, pasi gjyqtarët nuk duan që të gërmohet e kaluara e tyre.

Në reagimin e tij, Moisiu thotë se padia gjyqtarëve dhe prokurorëve është tendencioze dhe tenton të prekë vettingun.

Padia e gjyqtarëve e prokurorëve është tendencioze, pasi tentohet të preket vettingu. Kjo padi ka qëllim të mbrapshtë. Shqetësim përbën edhe pranimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Duan që dorëheqja të njihet sa të zbulohen fakte ndaj tyre. Shoqata do që të pakësohen kriteret pranuese. Gjyqtarët duan të mos gërmohet e kaluara e tyre. Nga vettingu do të ketë përmirësime në vend”, tha ish-presidenti Alfred Moisiu.

Leave a Reply

%d bloggers like this: