Home / Bota / ISIS ekzekuton një vullnetar britanik

ISIS ekzekuton një vullnetar britanik

ee464Shteti Islamik (ISIS) i preu dje kokën një pengu tjetër, britanikut vullnetar në ndihma humnaitare David Haines, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrisin iniciativat për ndërtimin e një koalicioni ndërkombëtar kundër grupit xhihadist që është shtrirë në Irak dhe Siri.

ISIS-i publikoi një mesazh video ku tregohet vrasja e David Haines, 44 vjeç, raportoi qendra amerikane e përgjimeve të siteve islamike të internetit.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e tretë të këtij lloji brenda një muaj, pas asaj të dy gazetarëve amerikanë gjithashtu pengje në Siri, James Foley dhe Steven Sotloff.

Në këtë regjistrim video prej 2 minutash e 27 sekonda, i titulluar “një mesazh për aleatët e Amerikës”, grupi xhihadist dënon Britaninë e Madhe që i është bashkangjitur koalicionit të SHBA-së, që zhvillojnë sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak.

Leave a Reply

%d bloggers like this: