Kronika

Dëshmitarja e Jehovait tenton të vetëvritet, babai zbardh mesazhet në telefon: Ja çfarë i shkruanin

bardhet dëshmia e babait të studentes që tentoi t’i jepte fund jetës duke prerë damarët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe bëhet fjalë për një vajzë 24 vjeçe. Familjarët e saj hedhin dyshime mbi dy misionare të Jehovait në qytetin bregdetar, që mund të kenë ndikuar në vendimin e vajzës për t’i dhënë fund jetës, shkruan “Panorama”.

Sipas Policisë, akti i vetëvrasjes është parandaluar në kohë nga babai i saj, i cili për këtë ngjarje ka akuzuar dy misionaret. Burime nga Policia thanë për gazetën se babai i studentes ka kryer denoncim në Policinë e Durrësit për rastin në fjalë, ku sipas tij vajza me inicialet Sh.D., 24 vjeçe, kishte njohur para dy muajsh misionaret në fjalë.

Babai i vajzës, shtetasi A.D., 46 vjeç, ka pohuar për policinë se e bija ishte mbyllur në vetvete pak kohë pasi kishte nisur që të shoqërohej me dy vajzat e Jehovait, të cilat jetojnë në të njëjtin pallat me familjen e tij.

“Vajza ime i ka takuar këto misionare në rrugë. Ata e kanë pyetur nëse ime bijë kishte interes për të ditur më shumë rreth Jezuit dhe ajo ka pranuar. Prej 2-3 muajsh shkonte në Kishën e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Që prej kësaj kohe, ajo kishte nisur të ndryshonte sjellje dhe ishte mbyllur në vetvete. E pyesja nëse kishte ndonjë gjë dhe ajo ma mohonte”, ka thënë babai i saj përpara policisë.

Ai pretendon se misionaret i kanë dërguar mesazhe në telefon me përmbajtje të çuditshme. Sipas tij, shkaktaret që e çuan vajzën e tij në tentativë për vetëvrasje janë shtetaset M.M. dhe C.H., që të dyja nga 20 vjeçe dhe jetojnë në të njëjtin pallat ku jeton familja e tij.

“Nisur nga ndryshimi i sjelljes së vajzës sime, unë ngrita dyshime. Kontrollova telefonin e saj dhe gjeta mesazhe të ndryshme, të dërguara prej tyre. Në njërin mesazh, ato i kishin shkruar vajzës se është si një engjëll. Kjo më shtoi edhe më shumë dyshimet”, ka thënë babai i 24-vjeçares për policinë.

Duke vijuar më tej denoncimin e tij, 46-vjeçari ka pohuar se, nisur nga këto fakte, po e mbante në vëzhgim të bijën dhe një ditë më parë e ka gjetur në tentativë për të prerë damarët e dorës së majtë.

Fatmirësisht, ai e ka kapur në kohë dhe e reja nuk ka arritur që të finalizojë qëllimin e saj. I alarmuar, ai i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin në fjalë. Madje, ai kishte marrë me vete edhe të bijën që të dëshmonte, e cila aktualisht është studente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button