Home / Politika / Bushati: Kodheli shkeli ligjin, prokuroria të hetojë

Bushati: Kodheli shkeli ligjin, prokuroria të hetojë

Helidon-Bushati-14shtatorDeputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, deklaroi sot se ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shkelur ligjin duke vënë mjetet e ushtrisë në shërbim të operacioneve të policisë.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti Bushati thekson se “dëmtimi i helikopterit me një vlerë prej 12 milionë euro, të blerë nga kontributi i taksapaguesve shqiptarë, përbën një dëm të madh financiar. Dhënia e mjeteve të ushtrisë pa një marrëveshje, pa një vendim qeverie, pra pa një bazë ligjore, është një shkelje e rëndë”.
“Është koha që Prokuroria e Përgjithshme të tregojë vëmendjen e duhur ndaj këtij abuzimi me pasurinë publike, që ka kushtuar 12 milionë euro”, shprehet Bushati.
Sipas tij, shkelja e ligjit dhe dëmi financiar i ardhur si pasojë kërkojnë hetim të menjëhershëm, të thellë dhe serioz

Leave a Reply

%d bloggers like this: