Ekonomia

5400 azilkërkues të rinj nga Shqipëria në BE në tremujorin e parë, kryesojmë në Europë

Para nesh renditen vende që i ikin luftës dhe konflikteve si Siria, Afganistani, Iraku, Pakistani, Eritrea. Rreth 28 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil në BE në 12 muajt e fundit

Ndonëse me ritme më të ngadalësuara se në 2016-n dhe sidomos në 2015-n, shqiptarët sërish duan të largohen nga vendi.

Të dhënat e publikuara sot nga Eurostat tregojnë se numri i azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e parë të vitit 2018, ishte 5440 me një rënie prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 12 muajt e fundit kërkesat për azil nga Shqipëria kanë qenë rreth 28 mijë (27955).

Shqipëria është në total shteti i shtatë për nga numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së, por të gjashta shtetet përpara nesh janë kryesisht nga zonat e luftës, apo konfliktuale, ku kryesojnë Siria, Afganistani, Iraku, Pakistani, Nigeria dhe Eritrea dhe më pas vjen Shqipëria. Pas nesh ka sërish vende të tilla si Irani, Bangladeshi, Gambia, Senegali, Siria.

Nga Rusia dhe Turqia, shtetet me një popullsi shumë herë më të lartë se Shqipëria, kishte përkatësisht rreth 3100 dhe 2900 aplikantë për të njëjtën periudhë.

Kosova nuk është më në listën e aplikantëve kryesorë, ndërsa nga Serbia kërkesat për azil ishin rreth 1300 në tremujorin e parë të këtij viti.

Në vitin 2015 kërkesa për azil nga Shqipëria arritën kulmin në rreth 67 mijë, të tretët në botë, për të rënë më pas në rreth 28 mijë në 2016-n.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, 165.000 azilkërkues për herë të parë kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian (BE), në rënie me 20% në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2016 (kur janë regjistruar 207 000 aplikantët për herë të parë) .

Me mbi 22,500 aplikantët për herë të parë në mes të janarit dhe marsit 2017, sirianët mbeten shtetësia kryesor të njerëzve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në shtetet anëtare të BE, përpara afganëve (12 500 aplikantë për herë të parë), nigerianëve (11.500) dhe irakianët (10,500 ). Këta përfaqësojnë katër shtetësi kryesore të azilkërkuesve për herë të parë në Shtetet Anëtare të BE-së gjatë tremujorit të parë 2017, duke zënë më shumë se një të tretën e të gjithë kandidatëve për herë të parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button