Home / Europa / Vapa në Europë, dita më e nxehtë në Angli

Vapa në Europë, dita më e nxehtë në Angli

Me termometrin që pritet të shënojë maksimumi 33 gradë Celsius gjatë ditës së martë, britanikët përgatiten për temperatura akoma më të larta të mërkurën, që do ta kthejnë atë në ditën më të nxehtë të qershorit në vend që prej të paktën 176 vjetësh.

Krerët sindikalistë bëjnë thirrje që nëse i nxehti nuk bie, autoritetet të mendojnë për lehtësimin e kodit të veshjes së punëtorëve, duke i lejuar të mbajnë funde e pantallona të shkurtra dhe shapka në vend të kostumeve tradicionale e këpucëve.

Sipas tyre, nëse gjendja paraqitet mjaft serioze, njerëzit duhen lejuar të shkojnë në shtëpi më shpejt.

Moti i nxehtë dhe erërat kërcënojnë seriozisht përpjekjet e zjarrfikësve në Portugali për të vënë nën kontroll zjarret masive pyjore që kanë marrë 64 jetë njerëzish që prej ditës së shtunë.

Zyrtarët e Mbrojtjes Civile thonë se 70% e flakëve tashmë është frenuar, por vatrat ekzistuese vazhdojnë të përbëjnë një shqetësim të madh për ta, e të ndihmuara nga i nxehti, zjarret mund të marrin hov sërish.

Viktima e fundit ishte një zjarrfikës 40-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital. Shumë nga ata që humbën jetët patën një vdekje të tmerrshme, të bllokuar brenda makinave të veta me të cilat po përpiqeshin t’i shpëtonin ferrit të flakëve.

Temperaturat e larta ia shtojnë mundimin edhe refugjatëve në Mosul. Zhiva e termometrit atje shënon 40 gradë, duke ia ashpërsuar sfidat e mbijetesës banorëve të bllokuar në qytet dhe atyre që jetojnë në kampet e të shpërngulurve.

Shumë fëmijë e të moshuar kanë shenja dehidratimi, ndërsa vendasit tregojnë se është aq vapë sa edhe natën detyrohen të flenë jashtë tendave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: