Politika

Rama, mesazh nga makina: Kam nevojë për votën tuaj, harrojini partitë që ushqehen duke shqyer shtetin

Mesazhin e sotëm për të mos munguar në ditën e zgjedhjeve të dielën, kryeministri Edi Rama e ka dhënë në një formë tjetër.

I ulur në makinë, duke udhëtuar nga Kruja për në Durrës, kreu i qeverisë u bën apel të gjithë shqiptarëve, edhe atyre që janë në emigracion, të shtyjnë sa më shumë miq e të afërm, të cilësdo parti qofshin, të votojnë më 25 qershor.

Rama gjithashtu u kërkon qytetarëve që të mos shpërdorojnë votën e tyre, me partitë të cilat sipas tij “kërkojnë të ushqehen me pushtet duke shqyer shtetin”.

Mesazhi i Ramës nga makina

“Përshëndetje nga makina, nga Kruja në Durrës, po mendoja për ju që do votoni. Dua t’ju lutem që të kontaktoni sa më shumë njerëz, të afërm, miq, t’i thoni se të dielën ndahet diçka e madhe.

T’i thoni nëse të ardhmen e betejës për të bërë shtet do ta marrë populli plotësisht në duart e veta, apo partitë do ta mbajnë peng shtetin si tepsi në duart e tyre. Kanë mbetur edhe 96 orë për të vendosur nëse flamuri ynë do të jetë i vetmi flamur në qeverisjen e Shqipërisë së duam, apo qeveria do të ndahet si plaçkë nën flamujt e lloj lloj partive. Komunikoni me të lëkundurit, pavarësisht bindjeve politike, për t’i bindur të votojnë për Shqipërinë me shtet dhe drejtësi mbi partitë, jo të ndarë tek ata që Shqipërinë e duan me llafe të bukura por votën ama e duan vetëm për vete.

Ju që jeni në emigracion e nuk vini dot, ngrini telefonin e flisni me familjarët në Shqipëri dhe shpjegojini se nuk po kërkojmë pushtet për vete, por më shumë fuqi për të bërë bashkë me ju, Shqipërinë që meritojnë fëmijët tanë.

Është moment i rëndësishëm dhe duhet që gjithsecili ta kuptojë se nuk është fjala që demokratët të bëhen socialistë, por që të gjithë të bëhemi bashkë njëherë, se Shqipëria ka nevojë që me fuqinë e votës t’i japim një vrull të madh reformave dhe zyrave të shtetit t’u kthejmë dinjitetin. Ka shumë akoma për të bërë që të bëhemi një shtet serioz, modern, demokratik.

Por ka dhe shumë për të humbur nëse tepsinë e pushtetit të partive që ushqehen duke shqyer shtetin nuk e çojmë për skrap më 25 qershor. Themelet janë hedhur, por tani duhet të ndërtojmë shtëpinë e shtetit me punë e mirëqënie, duke luftuar me të njëjtën ambicie që luftuam për Vettingun.

Çdo qytetar me votën e tij është anëtar i një gjykate të madhe, jo për të shkuar dhe për të bërë tifozllëk, por të gjykojë me mendje të kthjellët se kë do marrim në punë për 4 vitet e ardhshme. Forca, Forca, Forca!

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button