Kosova

Në veri një serb i vrarë e një i plagosur, 8 të arrestuar

Kosove-Mitrovica-Veriore-525x350Një shtetas serb humbi jetën e një tjetër u plagos nga të shtëna armësh në veri të Kosovës, në Leshak të komunës së Leposaviçit.
Në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se mbrëmë në orën 22:00 janë arrestuar 7shtetas të Serbisë dhe një shtetase serbe kosovare, pasi dyshohet se në bashkëveprim në fshatin Leshak në afërsi të stacionit të autobusëve kanë plagosur dy serbë kosovarë. Njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spitalin Mitrovicës.
Policia thotë se ka konfiskuar dy revole të kalibrit të panjohur. Me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë ndaluar, thuhet në raportin e Policisë nga Rajoni i Mitrovicës – Veri.
Sipas medias serbe, të cilës i refereohet media kosovare, në veri të Mitrovicës, në fshatin Leshak, të shtunën në mbrëmje ka pasur të shtëna armësh, si pasojë e së cilave një i ri i kombësisë serbe, M. Vuloviç (29 vjeç) ka ndërruar jetë, ndërsa vëllai i tij M. Vuloviç (30 vjeç) është dërguar në qendrën mjekësore në Mitrovicë të veriut. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:50 në një kafe-bar në Leshak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button