Opinion

FORUM: A është e mundur të arrihet numri 71(+)?

Hysen Binjaku*

Po, është e mundur! Numri 71 (+),  nga një parti e vetme, do të ishte arritur që në zgjedhjet e vitit 2013, nëse në ato zgjedhje do të aplikohej konkurrimi si subjekte me vete dhe jo me koalicione.

Që të synosh 71 (+) në radhë të parë duhet të nisesh nga një bazë e sigurtë e jo në hava. Po, ç’thonë bazat e të dhënave? Të vetmet të dhëna reale, nga ku mund të nisësh analizën, janë rezultatet e arritura ndër vite nga secila parti politike në garë. Me këto të dhëna nuk mund të manipulosh, nuk mund të imagjinosh, por vetëm të analizosh dhe të parashikosh.

Për të lehtësuar kuptimin e të dhënave të më poshtme (sidomos parashikimin për 2017), po sqaroj treguesit që janë marrë parasysh.

  1. Të dhënat janë për çdo qark dhe në shifra absolute, të dhënat në përqindje (që përdorin zakonisht sondazhet) nuk thonë asgjë.
  2. Janë marrë parasysh votat e subjekteve (parti politike), që kanë arritur të kenë një ose më shumë deputet në qarkun përkatës
  3. Rubrika “sa deputet i takonin” është e nevojshme, pasi partitë politike në zgjedhjet e 2017 janë subjekte më vetë dhe jo në koalicion, që do të thotë se nuk mund të kalohen votat e një subjekti për të plotësuar një deputet të plotë në subjektin tjetër. Mandati i fundit i kalon subjektit që është më afër shifrës 1 (një) krahasuar me të gjitha subjektet në garë dhe që kalojnë pragun përkatës të qarkut.
  4. Rubrika “Vota – ose +” është për të kuptuar se sa vota do të duhen për të ruajtur ose humbur një mandat deputeti.
  5. Duhet të sqaroj se kalim i pragut 3% mund të sjellë deputet vetëm në qarkun e Tiranës, për qarqet e tjerë kalimi i pragut 3% nuk thotë asgjë.
  6. Rubrika “Të tjera” janë votat e partive që kanë qenë në koalicion por që nuk kanë marrë mandate deputeti, ato vota kanë kaluar për koalicionin.

Ja ç’thonë të dhënat e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013:

Në rubrikën “të tjera” në ish-koalicionin e PD në Durrës ka peshë të konsiderueshme vota e PDIU, që sot është subjekt më vete. Në rubrikën “të tjera” në ish-koalicionin e PS në Durrës nuk ka ndonjë subjekt me peshë të madhe, mundet që ato vota të shkojnë për PS dhe deputetin që shtohet në këtë qark mund ta marrë PS dhe kalon nga 6 në 7.

Në rubrikën “të tjera” në ish-koalicionin e PS në Fier ka 17488 vota dhe këto janë parti që në shumicë do të rekomandojnë votën e tyre për PS prandaj PS mund të shkojë në 10 mandate.

 

Në Qarkun Gjirokastër është shumë e vështirë për LSI të kalojë në dy mandate kur është më pak se një të tillë, po kështu dhe për PD, i duhet të rikuperojë 0.87 mandate për të marrë dy të tillë. PS nuk i ka tre mandate, por është në avantazh. Rregulli është që mandatin e fundit e merr ai që ka më të madhe pjesën dhjetore.

Në Qarkun Korçë PD e ka të pamundur të kalojë katër mandate edhe sikur gjithë votat e rubrikës “të tjera” të ish-koalicionit t’i maksimizojë. LSI i duhet gati të dyfishojë votat e saj që të mund të marrë dy mandate. Më e lehtë është puna për PS, mjafton të marrë vota plus pak më shumë se sa vota plus të marrë LSI dhe e siguron mandatin e gjashtë. Nisur nga raporti i votave që ato kanë, kjo është e mundur.

DITA

 

*Pedagog, UET

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button