Politika

Rama në Durrës: LSI ju mori dinjitetin. Nuk do ketë më “taksa” për partinë

Në Durrës, kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e së mërkurës mitingun e radhës elektoral. Ai ka akuzuar LSI-në për vendosjen e militantëve të saj në strukturat e shtetit, duke u marrë dinjitetin qytetarëve.
“Nga porti i Durrësit janë larguar specialistë, vetëm e vetëm për t’u zëvendësuar nga njerëzit e partisë. Nga mënyra se si jepet një shans për të gjithë është: hajde të të jap punën dhe hajde dorëzo këtu dinjitetin tënd. Dhe për çdo vend pune duan 30 për qind për partinë”, ka thënë Rama, duke shtuar se më 25 qershor kjo praktikë do të marrë fund.
Rama ka theksuar se, në këto 44 muaj PS ka dhënë mjatueshëm prova se është e vetmja që mund ta bëjë këtë vend. “Mund të bëjmë shtet dhe të gjithë ata që besojnë tek Shqipëria do të gjejnë rrugën e punësimit dhe mirëqënies. Ne bëmë gjithçka mundëm me mish e me shpirt dhe sot, Shqipëria që kemi nuk është ajo që duam, por nuk ka të krahasuar me atë që kishim para 44 muajsh”, ka thënë Rama.
Sipas tij, populli shqiptar ndihet sot shumë më i respektuar dhe njerëzit shumë më të barabartë. “Sepse sot nuk ka më kush është njeri i ndershëm paguan dritat dhe të tjerët nuk i paguajnë. Nuk është më kush zbaton ligjin i paguan taksat, ndërsa të tjerë jo sepse kanë një mbështetje në Tiranë”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur i vetëdijshëm se ende nuk është shteti që trajton çdo qytetar si të barabartë, por janë hedhur themelet e tij.
“Dhe të dielën shqiptarët duhet ta ndajnë mendjen: ose do të vazhdojmë me punë, punë, punë për të ndërtuar shtet në shtëpinë tonë; ose do të ecim mbrapa. Shërimi i kancerit që mori peng Shqipërinë për çerek shekulli ka filluar”, ka vijuar Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button