Home / Politika / Rama takon sërish Nishanin

Rama takon sërish Nishanin

nishani-ramaKryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me presidentin Bujar Nishani. Ky takim, i mbajtur në Presidencë, është i dyti brenda një jave.

Mësohet se vizita e Ramës në Presidencë ka zgjatur më pak se një orë. Kryeministria nuk ka dhënë detaje mbi këtë takim.

Një javë më parë, Rama takoi Nishanin për zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në këtë takim, kryeministri ka ndarë me Presidentin e Republikës pikëpamjet në lidhje me situatën më të fundit të krijuar në Bankën e Shqipërisë.

Siç thekson edhe njoftimi i zyrës së shtypit të Kryeministrisë, pikëpamjet e tyre kanë qenë plotësisht konvergjente lidhur me domosdoshmërinë e sigurimit të një vijimi sa më të qëndrueshëm të punës së Bankës.

Kjo duke mbajtur parasysh, thuhet më tej, qoftë forcimin e pavarësisë së institucionit, qoftë garantimin e standarteve më të larta të profesionalizmit në drejtim të Bankës së Shqipërisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: