Politika

Eksplozivi te zyra e LSI/ Reagon PS: Ngjarje e inskenuar

Përgjigjet me kunderakuze per LSI-në, Partia Socialiste e Durrësit.

Pas deklarates se ministrit te LSI-se, Lefter Koka, qe akuzoi per eksplozivin ne zyren elektorale te partise se tij zagaret e Rilindjes, PS-ja e Durresit ngre dyshime per nje ngjarje te inskenuar nga vete partia akuzese, per ta perdorur ate politikisht.

Reagimi i PS në Durrës

Në radhë të parë dënojmë ngjarjen e sotme dhe distancohemi nga ky akt i turpshëm vandal.
Kërkojmë nga organet ligjzbatuese hetimin dhe zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes, e cila nuk i sherben aspak zhvillimit normal të procesit zgjedhor.

Shprehim keqardhje që LSI ende pa u kryer asnjë hetim nga organet ligjzbatuese nxiton të akuzojë.
Nxitimi për të akuzuar, më së shumti, ngre dyshimet për një ngjarje të inskenuar nga vet LSI me synim përdorjen e saj për qellimet elektorale të ditës.

Asnjë tentativë për tensionimin e situates nuk do mund të dalë me sukses pasi fushata në tërësi ka qenë e qetë dhe pa probleme.

Qytetarët e Durresit e refuzojne dhunen dhe tensionin pasi duan të shkojnë të qetë drejt kutive të votimit për të shprehur me votë vullnetin e tyre të lirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button