Bota

Rusia lëshon raketat nga baza në Mesdhe, ja çfarë sulmoi

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se ka sulmuar pozicionet e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Siri, me raketa speciale të leshuara nga Deti Mesdhe.

Në deklaratën e sotme të kësaj ministrie theksohet se janë hedhur gjashtë raketa të tipit Kalibr, kundër qendrave komanduese të Shtetit Islamik dhe depove të municionit në Akirbat në provincën Hama në Siri.

Pastaj, aeroplanët luftarakë rusë kanë ndërmarrë sulme me të cilat “janë shkatërruar luftëtarët e mbetur të IS-it dhe kapacitetet e tyre”, raporton Rel.

Në këtë njoftim nuk thuhet se kur janë bërë këto sulme.

Moska, edhe më herët, ka hedhur raketa nga Mesdheu kundër pozicioneve të militantëve në Siri.

Rusia, mbështetësi kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, prej dy vjetesh ndërmerr sulme ajrore në Siri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button