Home / Kronika / Pezullohet drejtori i ALUIZNI-t Shkoder, mori pjesë në fushatë

Pezullohet drejtori i ALUIZNI-t Shkoder, mori pjesë në fushatë

Drejtori i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, socialisti Tonin Marku pezullohet përkohësisht nga detyra pasi ka marrë pjesë në fushatë  zgjedhore gjatë orarit të punës.

Pezullimi i përkohshëm është firmosur nga drejtori i ri i ALUIZNI-t në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, Rama-Basha, Ibrahim Morina.

“Zoti Tonin Marku me detyrë drejtor i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, pezullohet pas informacionit të ardhur pranë titullarit të institucionit për pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar” thuhet në urdhrin e pezullimit që Ora News disponon.

Urdhri është firmosur sot dhe hyn në fuqi menjëherë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: