Politika

Kërkoi largimin e kreut të PD, Mustafaj: Çfarë më tha Basha sot në telefon

Pas reagimit të ashpër që ish-ministri i qeverisë Berisha, demokrati Besnik Mustafaj bëri për rezultatin e zgjedhjeve duke kërkuar largimin e kreut të PD-së, ka zbardhur detaje nga komunikimi i tij i fundit me Bashën.

I ftuar në studion e “News 24”, duke komentuar situatën aktuale politike dhe atë çfarë prodhoi dita e djeshme e zgjedhjeve, Mustafaji ndër të tjera ka zbardhur edhe një telefonatë që ka pasur mëngjesin e sotëm me liderin demokrat Lulzim Basha.

“Shkrimin e kam bërë në 06:00 nga shtëpia ime pasi pashë se në kutitë e para, PD ishte në humbje të madhe.

Kërkova që Basha të japë sot dorëheqjen dhe t’i hapë garën zgjedhjeve në PD. Më pas ai më telefonoi dhe ishte i shqetësuar.

Më tha se në këtë moment duhet të bëjmë kujdes të mos dekurajojmë numëruesit e PD-se nëpër qendrat e numërimit”, tha Mustafaj.

Në analizën e tij, Mustafaj theksonte ndër të tjera se “PD-ja tani ka nevojë që Sali Berisha, ish lideri i kësaj force politike, të luajë rolin e tij në organizimin e zgjedhjeve, por ndryshe nga katër vite më parë, preferencën e tij ta shprehë jo publikisht por me votë të fshehtë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button