Bota

Arma e terroristit të Berlinit ishte blerë nga një shqiptar, detajet e reja

Pistoleta që i ishte gjetur Anis Amri-s, autorit të sulmit terrorist në Berlin ku humben jetën 11 persona, ka një lidhje me Zvicrën dhe, përmes saj, edhe me Kosovën.

Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, pistoleta e vogël e markës “Erma EP 552” që ishte prodhim i një fabrike të Thüringenit, Gjermani, ishte blerë nga një zviceran, kontrabandist armësh, (Roger Zweifel, emër i shifruar) transmeton albinfo.ch. Kjo kishte ndodhur në vitin 1992, shkruan gazeta duke e cituar kontrabandistin në fjalë, të cilin e interviston me emër fiktiv.

Ky person më vonë ishte dënuar në Zvicër pikërisht për tregti me armë por sigurisht jo për “pistoletën e grave” siç e quan ai me nënçmim armën e përmendur. “Erma….” sipas përshkrimit, “mund të vrasë njeriun vetëm nga afërsia e drejtpërdrejtë dhe vetëm nëse ai që qëllon, është shenjëtar i mirë”.

Por këtu rrëfimi i tij fillon të bëhet më interesant. Ai këtë armë ia kishte shitur një shqiptari të Kosovës, një luftëtari të UÇK-së, i cili luftonte për “kauzën e vet” dhe ishte i pasionuar pas armëve, përcjell albinfo.ch.

“Unë në fakt nuk i kam dashur “jugot” (siç identifikoheshin shtetasit e ish Jugosllavisë) fare, por J. P. ishte një djalë i mirë dhe i pasionuar pas armëve. Me të isha njohur në ndërtim”. Ky sipas zviceranit, kishte blerë te ai një numër armësh “Erma”. “Dhe, sikur ai vetëm të dëshironte, mund t`i siguroja edhe tanke” thotë Zweifel.

Gazeta ka gjetur edhe kosovarin me emrin e shifruar J.P., i cili pas luftës kishte shkruar të jetonte në SHBA. Ai ka pranuar se ka blerë armë në Zvicër nga personi i përmendur dhe ato i ka shpërndarë pastaj në Kosovë, për luftë.

Dhe, Jetmiri habitet kur dëgjon që arma e tij ishte përdorur në një sulm terrorist. Ai atë armë ua kishte dërguar të afërmve në Kosovë. Dhe si ka rënë ajo në duar të terroristit islamik, është ende e paqartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button