Home / Europa / Francë, Manuel Valls largohet nga Partia Socialiste

Francë, Manuel Valls largohet nga Partia Socialiste

Ish-kryeministri francez, Manuel Valls, i cili mbështeti kandidatin e qendrës Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale në dëm të kandidatit socialist, njoftoi sot se do të largohet nga partia socialiste, në një moment kritik për këtë forcë politike.

“Një pjesë e jetës sime politike përfundoi. Po largohem nga partia socialiste, apo partia socialiste po më largon mua”, deklaroi për radion RTL Valls. I moshës 54 vjeç, Manuel Valls, i lindur në Barcelonë para se të merrte shtetësinë franceze, ai iu bashkua partisë socialiste në moshën 17 vjeç.

I njohur për gjaknxehtësinë dhe karakterin e papajtueshëm, ish-kryeministri i presidentit socialist, François Hollande nga viti 2014 deri në 2016 kishte mosmarrëveshje prej disa muajsh me formacionin e tij politik, e përçarë mes qëndrimeve të kundërta.

Në janar ai doli humbës në parapraket socialiste, ku ai mbështeti centristin Emmanuel Macron që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në kurriz të kandidatit të kampit të tij, Benoît Hamon.

Leave a Reply

%d bloggers like this: