Kronika

Incidentet në zgjedhje, Haki Çako bën bilancin: Po hetohen 44 vepra penale, 7 të arrestuar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako në një deklaratë për shtyp teksa bëri bilancin e punës gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit, theksoi se procesi nuk u shoqërua me incidente.

Mes të tjerash ai tha se aktualisht po hetohen nga policia 44 vepra penale, ndërsa ka pasur edhe 7 persona të arrestuar.

Në zbatim të urdhrit të ministrit të Brendshëm, lidhur me vëzhguesit e OSBE/Odhir u sigurua mbarëvajtja e procesit. Nga strukturat e Policisë së Shtetit u përballua ngarkesa e punës, duke mbuluar mbi 2000 qendra votimi. Gjatë të gjithë aktiviteteve nuk u evidentua asnjë aksident.

U siguruan masat e lëvizjeve të figurave shtetërore, ndërsa nuk u konstatua asnjë incident.

Janë trajtuar dhe po hetohen 44 vepra penale, nën procedim 84, 7 të arrestuar. Më konkretisht 7 procedime penale ndaj subjekteve politike.

Gjatë procesit të votimit në 25 qershor po trajtohen 25 procedime, që kanë cënuar zgjedhjet e lira”, tha Cako.

Po ashtu, Çako tha se nga 26 maj në 25 qershor janë evidentuar 69 vepra penale që prekin zgjedhjet dhe janë ende në hetim procedime penale mbi 100 persona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button