Sporti

Amerikanët kampion bote në basketboll, triumf ndaj serbisë 129: 92.

amerikanBasketbollistët amerikanë janë shpallur kampionë bote, pas fitores bindëse ndaj Serbisë, në finalen e Kampionatit Botëror të Basketbollit që u mbajt në Madrid.

Rezultati ka qenë i thellë dhe se pas provokimeve të basketbollistëve serb, amerikanët vazhdimisht kanë mbajtur epërsinë e thellë duke përfunduar ndeshja me 129: 92. Amerikanët kanë mbajtur epërsinë duke “bombarduar” serbët me një varg treshesh të shënuara.

Tek amerikanët më shumë pikë ka shënuar Kajri Irving me 26 pikë, 23 James Harden dhe nga 12 Tompson dhe Farid. Ndërsa tek serbët më shumë pika ka shënuar Bjelica dhe Kalinic me nga 18 pikë. Kjo është një humbje e thellë për Serbinë, por mediat serbe e kanë vlerësuar finalen si fitore serbe dhe se amerikanët janë quajtur “jashtëtokësor”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button