Ekonomia

OSHEE, Këshilli Mbikqyrës liron nga detyra Haki Mustafën

Haki Mustafa është i pari që lirohet nga detyra, nga radhët e emërimeve teknike të marrëveshjes PS-PD. Këshilli mbikqyrës i OSHEE vendosi sot lirimin e tij.

Mustafa u emërua në këtë post në sajë të marrëveshjes së majit PS-PD. Ai mori detyrën më 2 qershor dhe qëndroi në këtë post për vetëm 26 ditë. Mustafa liroi nga detyra drejtorin e operatorit për rajonin e Elbasanit, Bukurosh Maçi.

Por ky vendim u hodh poshtë më pas nga Këshilli Mbikqyrës, me argumentin se është pikërisht ky organ kompetent për lirimin nga detyra të drejtuesve të drejtorive në nivel kombëtar dhe rajonal dhe jo administratori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button