Bota

Venezuelë, granata Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë e Venezuelës është sulmuar me granata të lëshuara nga një helikopter, episod ky që e shtyu Presidentin Nicolas Maduro të flasë për “sulm terrorist”.

Oficeri i policisë i cili pilotonte mjetin e vjedhur fluturues lëshoi një deklaratë ku denoncohej ajo që ai e quan “një qeveri kriminale”.

Maduro përballet prej muajsh me protesta masive mes krizës politike dhe asaj ekonomike që ka pllakosur vendin dhe Gjykata e Lartë është institucioni i kritikuar rregullisht nga opozita se me vendimet e saj e forcon kapjen e tij të pushtetit.

Sipas zyrtarëve vendas, mbi gjykatë janë hedhur katër granata e ka pasur edhe 15 të shtëna në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Nuk ka raporte për të plagosur, por Maduro pretendon se në ambientet e Gjykatës së Lartë po zhvillohej një “aktivitet social” e thotë se sulmi mund të ketë shkaktuar me dhjetëra vdekje.

Një prej granatave, sipas tij, nuk arriti të plaste. Presidenti sqaroi se piloti kishte punuar dikur për ish-ministrin e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, Miguel Rodriguez Torres.

Kundërshtarët e qeverisë në Venezuelë duken të vendosur t’i vazhdojnë protestat e rrugës derisa të shpallen zgjedhjet e reja e të përmbyset qeveria aktuale. Në valën e demonstratave të nisura në 1 prill, janë vrarë deri tani më shumë se 70 persona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button